Më datë 21.08.2019, rreth orës 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.
Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.