Dy vatra zjarri shkrumbojnë 300 rrënjë ullinj në Fier

E mërkurë, 21 August 2019 15:42

Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë sot fshatin Peshtan në Fier.  Gazetari i “BalkanWeb”,  Ervis Kuçi raporton se janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj, ndërsa flakët ende nuk janë shuar.

Terreni i vështire ka bërë forcat zjarrfikëse ta kenë jo të lehtë rrugën për të mbajtur nën kontroll flaket e për të shuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa kanë mbërritur atje edhe uniformat blu.

Login to post comments