‘Ditën e sotme në Gjevgjeli ka ndërruar jetë e ëma e prokurores speciale Katica Janeva’, raportojne mediat maqedonase. Kjo ka ndodhur pak pas lajmit se Janeva është arrestuar.
Katica Janeva u mor sot nga shtëpia e saj në Kozle dhe nën shoqërimin e policisë u dërgua në PSP, ku u krye bastisje në prezencë të saj. Janevës iu mor laptopi zyrtar.
Ruskoska në konferencë njoftoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Katica Janevën. /Zhurnal.mk/