Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe njëherësh kreu i Opozitës turke Kemal Kilicdaroglu është shfaqur sot në krah të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në qytetin e Beratit.
Ai ka qenë ne një aktivitet të organizuar në Malin e Tomorrit, nga besimtarët bektashinj.
Kılıçdaroğlu, gjatë fjalës së tij ka thënë se një nga marrëveshjet e para që bëri Mustafa Kemal Atatürk me moton e ‘paqes në shtëpi, paqes në botë” ishte marrëveshja e miqësisë që ai nënshkroi me Shqipërinë.
Ndërsa, Presidenti Meta, sipas agjencisë së lajmeve turke AA, ka thënë se ata takohen çdo vit në malin e Tomorit për të përkujtuar, jo vetëm Ali Abasin, por edhe çështjen kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes Bektashizmit.
Ky takim i tyre vjen pas debateve që kanë shpëthyer në Tiranë, në lidhje me skandalin e memorialit me emrat e viktimave të grushtit të shtetit të vitit 2016 në Turqi.
Për këtë skandal, Presidenti Meta deri më tani ka heshtur.