Kush janë pronarët e vilës që vranë të riun tek “Myslym Shyri”, emra të njohur për drejtësinë

Premte, 23 August 2019 11:27

Bujar Kusi, pronari i vilës ku u qëllua me armë zjarri për vdekje 26-vjeçari Indrit Çelaj dhe djemtë e tij Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë emra të panjohur për drejtësinë teksa disa herë janë përfshirë në ngjarje kriminale.

Albano Kusi ka qenë i përfshirë në një vrasje në Krrabë në vitin 2010, ku u vra Shkëlzim Nozlli për një borxh prej 650 euro. Sipas lajmeve të kohës bëhej fjalë për shitjen e një pistolete që Kusi i kishte bërë viktimës, dhe që i kishte ngelur borxh këtë shumë parash.

Vetëm një vit më pas, në gusht të 2011 do të arrestohej vëllai i tij, Griseldo Kusi, i dyshuar për tentativën e vrasjes së Maksut Hysës, ngjarje e ndodhur në fshatin Mnik të Tiranës.

Por probleme me drejtësinë ka patur dhe i ati i tyre, Bujar Kusi. Në një komunikatë të policisë së Tiranës, që mban datën 2 dhjetor 2014, Bujar Kusi është arrestuar pasi ka ndërhyrë në sahatin e tij të dritave. “Më datën 02.12.2014 ora 18.00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bujar Kusi 47 vjec, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Myslym Shyri”, është kapur në flagrancë, me ndërhyrje të paligjshme në sahatin e tij me numer kontrate 268642. Neni 137/2 i K.Penal”, thuhet në atë komunikatë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...