Një shtetase 26 vjeçare e cila kishte mashtruar një shtetas duke i marrë 500 mijë lekë në këmbim të ndihmës për legalizimin e banesës, është arrestuar sot nga specialistët e Hertimi të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan.
Shtetasja e ndaluar është A. D, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan
Ndërkohë që është ndaluar edhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve .
Sipas Policisë, kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit, do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.
Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.