Mesnata e djeshme ka dhuruar një surprizë fantastike në qytetin e Durrësit. Të gjithë pushuesit, të pranishëm me pushime në qytetin bregdetar, kanë pasur mundësinë dhe fatin të shijojnë një pamje spektakolare.
Qindra shkarkesa atmosferike ndriçuan qiellin në plazhin e Durrësit, duke krijuar aty pranë, një atmosferë krejt ndryshe nga netët e tjera.
Edhe pse shkarkesat ishin të forta, pushuesit kanë shijuar gjithçka nga ky spektakël natyror. Kjo atmosferë sa e frikshme aq edhe e bukur, dëshmohet edhe nga fotot, të cilat janë shkrepur nga “LSA” në bregdetin e bukur të Durrësit.