Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur pranë Milotit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit, drejtuesi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident, janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.