Postuar nga ish- kryeministri Sali Berisha:
Nje nderim per dy martire te lirise!
Me daten 24 gusht te vitit 1989, ne prag te shembjes se Murit te Berlinit u ekzekutuan dhe rane per tu bere te pavdekshem nga bresherite mizore te xhelateve hoxhist ne perpjekjen per te kaluar kufirin, te rinjte Gjon Mark Kumbullaku 25 vjeç dhe Dodë Fran Gjerkaj 22. Ata u diktuan ne afersi te pikes kufitare te fshatit Sukaj, Zona e Dajçt dhe u ekzekutuan mizorisht nga rojet xhelate te rregjimit diktatorial.
Por barbaria ndaj tyre do vazhdonte dhe pas ekzekutimit. Ne nje akt te vertet makaber, sipas nje vendimi te diktatorit Ramiz Alia, trupat e tyre te bere shoshe nga plumbat te lidhur me tela me gjemba do zvarriteshin ne rruget e qytetit te Shkodres dhe fshatrave per te mbjelle frike dhe terror ne popullaten civile.
Duke denuar kete akt barbar te rregjimit komunist, shpreh nderimin me te thelle ne kujtimin e martireve te levizjes se lire Gjon Mark Kumbullaku dhe Dodë Fran Gjerkaj ne 30 vjetorin e renies se tyre. sb