Haradinaj sulmon Thaçin dhe Ramën nga Mitrovica: Njerëz që bëjnë pazar me Kosovën

E mërkurë, 28 August 2019 18:20

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi elektoral në Mitrovicë, ka zgjedhur të flasë edhe për idenë për shkëmbimin e territoreve.

“Muj me ju konfirmu që Trepça është punë e kryme, në atë se e kujt është, po tash çka na del përpara është një plan biznesi se qysh me e zhvillu, çka ndodhë e e kujt është Trepça është zgjedhë, pahiri i ka ndodhë me u zgjedhë kjo nën qeverisjen time. Tash kërkohet një plan biznesi, nëse kemi ditë me ardhë deri te ky moment, bashkë mundemi edhe me nisë zhvillimin e Trepcës”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, ditën që e ka marrë detyrën si kryeministër, i ishte thënë se puna e shkëmbimit të territoreve ishte e kryer e do të bëhej.

“Kur e kam marrë detyrën e qeverisë, mu mu ka shkru se ski çka bën se po ndahet po copëtohet Kosova, më kanë thënë se më vjen keq po sun e ndalë, kanë vendos të mdhajtë, janë ata, kam punu intevsiizisht s’ndodhë ajo, ska me u nda Kosova. Prej faktorit vendor e kam pas rolin më të vshtirë të mundshëm me ndalë ndarjen, ka jemi na barra ma e madhe më ka rënë mu”, tha ai.

Pa përmendur emra, Haradinaj, i ka quajtur të gjithë ata që kanë diskutuar për territoret folklorista që kanë punuar në shërbim të ndarjes.

“Keni këtu folklorista çkas keni, që dalin e flasin e bëjnë Pazar, po aty ku bëhen punët e mëdha s’janë kanë ata, kanë prit kur të ndahen me dal me fol, në fakt i keni pas në shërbim të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.

Modifikuar më E mërkurë, 28 August 2019 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...