Një turist polak i cili kishte mbetur i bllokuar në malin e Harapit në Theth, pasi kishte pësuar dëmtime në njërën nga këmbët, është gjetur pas disa orë kërkimesh
Ai ka thyer njërën këmbë dhe e ka të pamundur lëvizjen nga vendi ku ka rënë.
Turisti është alpinist dhe njoftimi për gjendjen e tij shëndetësore është bërë nga e fejuara e tij.
Turisti është shpëtuar nga disa banorë të cilët kanë marrë edhe barrelat në krah pasi ambulanca nuk përshkon dot këtë rrugë për shkak të terrenit të vështirë.
"Ne jemi duke i dalë në majë të Harapit në krahun e majtë. Ai duhet të ketë humbur rrugën dhe ka thyer këmbën. Ne na ka njoftuar e fejuara e tij. Ai është i vetëm. Ne kemi marrë barrelat tek ambulanca se ajo nuk ngjitej dot. Ka mundësi që do na duhet rreth një orë për të mbërritur tek i lënduari. Ai ka ndjekur një rrugë që e ndjekin edhe turistë të tjerë. E fejuara e tij na ka dhënë koordinatat", tha njëri nga banorët për Report Tv, para se të gjenin turistin.