Po lahej në pishinë, e thith pompa e ujit, i ati lufton ta nxjerrë, mbytet 12 vjeçarja

Premte, 30 August 2019 13:10

Një vajzë 12-vjeçare humbi tragjikisht jetën gjatë kohës që po kalonte pushimet në Bodrum të Turqisë me familjen e saj.

Alisa Adamova po lahej në pishinë, kur pompa e furnizimit me ujë i zuri krahën duke e mbajtur nën ujë për 15 minuta. Për pasojë, vogëlushja u asfiksua, pavarësisht se i ati i saj u përpoq të thyente një pjesë të pompës me disa persona të tjerë.

Pushuesit rrëfyen se në pishinë nuk ndodhej asnjë roje apo mbikëqyrës, ndërsa u deshëm 10 minuta për të lokalizuar dhe bllokuar pompën. Fatkeqësisht, përpjekjet për ta shpëtuar vajzën rezultuan të kota.

Ndërkohë, policia turke ka nisur hetimin për 3 pjesëtarë të stafit të mbikëqyrjes së hotelit, të cilëve iu është kërkuar të mos largohen nga vendi.

Login to post comments