Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në orët e fundit në një makinë që po futej në Portin e Vlorës.
Në makinë ishte edhe dy gra si dhe një djalë, të cilët u shoqëruan në polici bashkë me drejtuesin e mjetit.
Sipas Policisë gjatë kontrollit të mjetit u kapën 20 kg lëndë narkotike.
Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip Benz me targa gjermane.