Rreth 20 kg lëndë narkotike u kap në portin e Vlorës. Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet me targa gjermane.
Policia ka shoqëruar një djalë dhe dy gra që ndodheshin në automjetin ku u zbulua droga.
Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip Mercedez.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar destinacionin final të lëndës narkotike, ndërsa po merr në pyetje personat e shoqëruar.