Në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, bie në prangat e policisë së Shkodrës.
Pasditen e kësaj të premteje, në bashkëpunim mes Interpol dhe policisë së Shkodrës, u bë arrestimi i një të kërkuari për llogari të drejtësisë italiane.
I arrestuari është A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.
Ai akuzohet se nga 1 janari 2012 deri në 18 janar 2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.
Gjithashtu, 37-vjeçari gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.
Gjykata e Apelit Milano, Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.