Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, në Korçë ku fatmirësisht nuk ka pasur të dhëna për persona të lënduar.
Ndërkohë ai ka deklaruar para autoriteteve se në momentin që ka dëgjuar të shtënat, ka qenë duke dalë nga banesa dhe se makina me të cilën kanë qenë autorët, është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Barc.
Burime bëjnë me dije së gjatë dëshmisë, Kulla ka thënë gjithashtu se ai nuk ka problem me askënd duke shtuar se problemin e ka me policinë prej nga ku edhe pretendon se është dhunuar disa vite më parë.
“Sapo dilja nga banesa ne momentin qe kam degjuar te shtenat. Degjova nje automjet qe u largua me shpejtesi dhe xhirim ne drejtim te fshatit Barc . Nuk pashe asgje tjeter. Nuk kam probleme me askend. Problemet e vetme qe kam jane me policine prej dites qe un jam dhunuar prej tyre. Eshte qelluar disa here drejt katit te dyte te baneses. Nuk kam konflikt me asnje person . Kete e them me siguri”, ka thënë Juxhin Kulla.
Ndërkohë policia e Korçës ende nuk ka të shoqëruar apo identifikuar rreth ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes
Ndërkaq Juxhin Kulla rezulton se ka qenë arrestuar më parë, pasi ka precedent në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Por Juxhin Kulla nuk është një emër i panjohur dhe për mediat, pasi tre vite më parë akuzoi shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve në Korçë se e ka dhunuar fizikisht.