Moderatorja Roza Lati ka treguar së fundmi se pas saj ka qenë marrosur një person që ishte dënuar për vrasje.
Teksa në puntatën e radhës ku kishte të ftuar reperin Stresi, ky i fundit bëri një video-telefonatë me një mikun e tij nga burgu.
Në këtë moment Roza tregoi se një djalë i burgosur çmendej pas saj.
“Kishte rënë në burg për vrasje. Kishte probleme serioze. Më dërgonte çdo fundjavë lule, por nuk i postoja në Instagram pasi nuk doja të paralelizohesha me një tjetër vajzë showbizi që poston lule. Por që ishte i çmendur pas meje. Herën e fundit më dërgoi një pemë Bonsai”, tha Lati.