Artikulli i gazetës britanike/Vrasja e avokatit Ravik Gurra në Elbasan u bë nga....

Diel, 01 September 2019 12:26

Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikën se ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë, nis shkrimi i Daily Mail në artikullin dedikuar ekzekutimit të disa muajve më parë të avokatit Ravik Gurra, i cili mbante edhe pasaportën britanike. Avokati 50 vjeçar, u qëllua tre herë në kokë me një pistoletë me silenciator, teksa ishte ulur para një kafeneje me disa miq në Elbasan në mars të këtij viti.

Daily Mail shkruan se vrasja solli edhe shokim në qytetin e Hertfordshire të Harpenden,në Britani, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina dhe dy vajzat adoleshente.

 

Image

Në shkrimin e prestigjozes, Daily Mail, thuhet se Gurra kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, përfshirë këtu anëtarë të familjes Çapja, por Emiljano Shullazi, i cili u shpall fajtor për zhvatje dhe drejtimin e një organizate kriminale dhe u dënua me 14 vjet.

Sipas kësaj medie britanike, një avokat shqiptar, i cili ka kërkuar të mos identifikohet ka deklaruar se: ‘Vrasja e Ravik Gurrës ka futur në mendime të gjithë avokatët e kriminelëve. Ne nuk jemi të sigurt për të përfaqësuar mafiozin. Bandat kriminale veprojnë përtej të gjitha kufijve. Nëse ata vrasin avokatë në Shqipëri sepse ata humbasin një çështje, ata mund t’i vrasin ata në vende si Gjermania dhe Anglia gjithashtu”.

Image

Një burim për median britanike shprehet se policia shqiptare ka dy pista hetimi në lidhje me vrasjen: Ose ka qenë ndëshkim për çështjet e humbura, ose është eliminuar nga rivalët e Çapjave në Elbasan.

Ravik Gurra emigroi në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, ku u vendos me gruan e tij, e ku fitoi shtetësinë britanike.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...