Vlora nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Pas atentatit me armë ndaj një ish-mësuesi, një person është plagosur ditën e sotme.
Bëhet fjalë për një plagosje me kacavide që ka ndodhur tek “Stacioni i Trenit” në Vlorë.
Por mesohet se dy shoferë taksie janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe ka goditur shokun.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka identifikuar autorin, ku është bërë dhe kapja e tij.