“Po na plasin mushkëritë”, protestë në Laprakë kundër fabrikës së tullave, përlot vogëlushi

Diel, 01 September 2019 16:07

Ky 9-vjeçar mezi mbush mushkëritë me frymë dhe mezi i përmban lotët kur tregon se çfarë ka hequr këto muajt e fundit me shëndetin bashkë me të ëmën. Me fjalë të sinqerta fëmijnore tregon para kamerave se jeta pranë oxhakut që nxjerr ditë e natë shtëllunga tymi të zi në fabrikën e Tullave në Laprakë e ka çuar në dyert e spitaleve.

“Ku do rritemi ne? Do rritemi në një vend ku na hy ajri i pisët në gojë, që të sëmuremi në krejt fëmijët e vegjël. Do rrimë në një vend që të vdesim? Tymi i tyre po na hy në fytin tonë. Para disa muajsh, mezi merrja frymë. Babi me çonte në spitale për të më shëruar. Mamit tim nga stresi i madh, nga tymrat, i dilte gjak nga hundët. Ne duhet të rrinim tek koka e mamit (përlotet). Qaj çdo ditë për të. Çfarë do të bëjmë ne?

Një grup banorësh në Laprakë kanë protestuar këtë të diel, pasi ndajnë të njëjtin hall me 9-vjeçarin. Banojnë protestojnë pranë fabrikës së tullave, të cilën e akuzojnë se nuk po merr asnjë masë dhe po shkakton vetëm sëmundje dhe ndotje. Me parulla në duar, ku shkruajnë se po iu plasin mushkëritë, ata tregojnë se prej vitesh jeta në këtë komunitet është shumë e vështirë. Problemet shëndetësore u janë shtuar sidomos muajt e fundit.

“Zoti Kryeministër, nëse ju do të kishit oxhak ku jetoni, a do ta pranoni. A do ta mbani djalin tuaj Zahon. Unë e kam shtëpinë afër”.

Banorët akuzojnë drejtuesit e fabrikës se nuk përdorin filtra ne fabrike.

“News 24” ka siguruar dokumentin me gjobë që Inspektorati i Mjedisit i ka ngarkuar kompanisë në muajin prill, në vlerën 500 mijë lekë të reja, për mosplotësimin e kushteve mjedisore e ku njëherazi kërkohet edhe pezullimi i aktivitetit të fabrikës deri në korrigjimin e shkeljeve të konstatuara dhe eliminimin e pasojave. Por kjo e fundit, sipas banorëve, nuk është zbatuar nga kompania. Përfaqësuesit u kanë thënë se do të marrin masa, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ata na gënjejnë thonë brenda javës”, thotë një protestues.

“Thonë pas tre muajsh, por përsëri kalon koha nuk marrin masa”, shprehet një tjetër.

Ankesat e banorëve nuk janë të panjohura për kompaninë e prodhimit të tullave. Komuniteti ka lajmëruar protestën e radhës këtë të enjte në orën 18.00.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...