Megjithë luhatjen e kushteve të motit, shtatori do të jetë një muaj shumë më i ngrohtë se një fillim-vjeshte.
Ditët e para të shtatorit sjellin luhatje të kushteve të motit. Megjithëse temperaturat vijojnë të larta, do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Stina e verës zgjatet edhe në hyrje të vjeshtës, pasi pritet që temperaturat në gjysmën e parë të shtatorit të ngjiten mbi 30°C.
Temperaturat do të ulen vetëm gjatë ditëve me reshje, ditë të cilat do të jenë të pakta në gjysmën e parë të shtatorit.