Një sipërfaqe pyjore me pisha është përfshirë nga flakët në Krujë. Mësohet se zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Zgërdhesh, ku ndodhet edhe Albanopolisi i famshëm, gërmadhat e qytetit të lashtë ilir.
Sipërfaqja e djegur deri më tani është rreth 4 hektarë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm por policia ende nuk e ka konfirmuar.
Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e zjarrit duke përdorur pompa shpine për shkak të terrenit të vështirë.