Rilindja linçon gazetaren Sonila Meço

Diel, 01 September 2019 21:05

Mbyllja e TV Agon Channel pas sulmeve te njëpasnjëshme që i bëri kryeministri Edi Rama menjëherë pas ardhjes në pushtet, nuk kaloi pa bërë jehonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Pak kohë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, i dha të drejtë Bechetit duke e shpërblyer me 110 mln euro gjobë që i vuri qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Por një lajm i ditëve të fundit, flet për rishikim të këtij vendimi duke i hapur rrugë rinisjes së gjykimit, me argumentin se ka prova të reja.

Këtë vendim, i cili nuk dihet ende, nëse është në të vërtetë i saktë apo jo, qeveria e Ramës, është duke e trajtuar si sukses të saj.

Ka nisur sulmin mediatik, jo vetëm përmes mediave të cilat tashmë i ka blerë dhe i komandon ashtu sikundër ai do, por edhe përmes shkrimeve të servirura në portle me emrin “Rilindja”.

Kryeministri Rama sulmoi Franchesko Bechetin dhe vazhdon ta sulmojë atë ende pa pasur një vendim përfundimtar në dorë. Të njëjtën gjë bëri edhe me rastin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë ku pas shembjes së tij në mënyrë arbitrare, humbi betejën e Gjykatën e të Drejtëve të Njeriut në Strasburg dhe u detyrua të paguaj 5 mln euro.

Kryeministri Rama vazhdon të ndjekë të njëjtën linjë me mediat që janë opozitë, Ai nuk ndalet. Të njëjtën gjë bënë edhe me analistët.

Mbyllja e disa emisioneve të fundit në TV News 24, ai i drejtuar nga Ylli Rakipi dhe ai i drejtuar nga Adi Krasta, ende nuk e kanë shuar debatin se largimi i tyre ka vetëm një protagonist, dhe ai është kryeministri.

Tashmë Kryeministri Rama ka nisur luftën me gazetaren e njohur Sonila Meço, e cila aktualisht është duke drejtuar një emission politik të përjavshëm në TV Ora.

Rilindja aludon se gjoba e majme e vendosur nga arbitrazhi kundër Shqipërisë, ishte dhuratë nga gazetarja Sonila Meço, që sipas tij, ishte dëshmitare në çështjen Becheti.

Postimi i “Rilindja”

Tashmë është bërë e ditur anulimi i vendimit të marrë në prill të këtij viti në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive e ortakëve të tij, ku Gjykata e Arbitrazhit dënoi Shqipërinë me 110 milion euro,për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

Kjo do të thotë se gjyqi rihapet në lidhje me këtë çeshtje,dhe asnjë cent nuk lëviz nga arka e shtetit,deri sa të vendosi përfundimisht gjykata.

Kureshtja jonë dhe e gjithë shqiptarëve taksapagues është, nqs do vazhdojë të jetë sërisht dëshmitare, mikesha e Francesco Beccheti , Sonila Meço e cila rezulton dëshmitare në procesin e arbitrazhit në favor të mikut të saj Beccheti, duke dalë hapur kundër interesave të vendit.

Modifikuar më Hënë, 02 September 2019 10:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...