Nisin regjistrimet ne kopsht, ja dokumentet që nevojiten

Hënë, 02 September 2019 20:44

Nis sot regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publike, që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës. Procesi i regjistrimit do zgjasë dy javë, deri më datë 14 shtator, ku do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga komisionet që janë ngritur pranë çdo kopshti.

Drejtoresha e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri tha për Report Tv se prindërit që janë të interesuar për të regjistruar fëmijët në kopshtet publike, pranë njësisë bashkiake që i takon, në momentin e aplikimi duhet të kenë me vete dhe vërtetimin nëse prindi është në punë.

Në momentin e aplikimit do kenë certifikatën e fëmijës dhe certifikatën familjare që mund ti shkarkojnë nga E-Albania . Gjithashtu me vete duhet të kenë edhe kartelën e vaksinimit dhe dy vërtetimet për prindërit nëse janë në marrëdhënie pune. Vërtetimet e punës duhen për faktin sepse numri I aplikimeve për të marrë këtë shërbim është shumë më I lartë se sa kapacitetet që ne kemi. Pavarësisht gjithë rikonstruksionit të kopshteve, përmirësimit të çdo elementi të shërbimit, rritjes në burime njerëzore që nga marsi e në vazhdim ne kemi një shtesë prej 190 punonjësish që janë edukatore dhe tetat mbështetëse në kopshtet e Tiranës, përsëri numri i aplikimeve është shumë më I madh. Dhe që këtë shërbim ta marrin sa më shumë fëmijë do kemi shërbime me kohë të plotë për prindit që janë në marrëdhënie pune dhe shërbim me kohë të pjesshme nga ora 7 deri në orën 1 për ata fëmijë që prindit I kanë në shtëpi ose kanë mundësi me gjyshen dhe me gjyshin që mbasi mbaron pjesa e aktivitetit ditor ti marri nga ambientet e kopshtit.”

Kopshtet hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndrojnë hapur deri në orën 17:00. Këtë vit përveç edukatoreve, do të jetë dhe një punonjëse mbështetëse, që do të kujdeset për fëmijët.

“25 fëmijë me kopshtet me drekë deri në 30 fëmijë në grup ku do jenë 2 edukatore dhe një nga këto tetat mbështetëse të cilat do të asistojnë në të gjitha rregullat e higjenës , vetëkujdesit që do kenë fëmijët për ti ndihmuar fëmijët gjatë orarit që do jenë në kopësht“.

Drejtoresha e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve tregon se ka disa kategori të cilat në momentin e aplikimit kanë përparësi, po ashtu dhe në pagesën që bëhet për qëndrimin e fëmijëve në kopësht.

“Në radhë të parë për të gjithë fëmijët ata që e kanë prindërit në marrëdhënie pune kanë prioritet për të marrë këtë lloj shërbimi gjithashtu kategoritë që janë më me prioritet se këta janë fëmijët me nevoja të veçanta , fëmijë të prindërve që janë më nevoja të veçanta , fëmijë që vijnë nga familje monoprindërore që mund të kenë vetëm njërin nga prindërit apo fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.”

Në çerdhet e Tiranë janë regjistruar 3000 fëmijë, ndërkohë që pritet që për kopshtet numri të arrijë në 6000 fëmijë. Orari i regjistrimeve pranë kopshteve publike, deri më datë 14, do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 14:00.

Login to post comments