Haradinaj i tregon muskujt treshes Rama-Thaçi-Vuçiç: Më keni kundër për ndarjen e Kosovës

Hënë, 02 September 2019 22:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth temës së ndarjes së Kosovës, e cila sipas tij, është projekt i Serbisë dhe rrezikon shtetësinë e Kosovës.

“Ndarja është projekt i Serbisë, kushdo që e përkrah këtë projekt rrezikon arritjen më të madhe që kemi – 17 shkurti, shtetin e Kosovës. Jam kundër secilit që është pro ndarjes dhe lëvizjes së kufijve”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.
Më pas, Haradinaj lëshon edhe një mesazh për politikanët brenda dhe jashtë Kosovës, që kanë dalë pro këtij projekti.

 

“Të gjithë ata që janë rreshtuar për këtë marrëveshje, më kanë kundër, sido që e kanë emrin apo çfarëdo funksioni që kanë”, paralajmëroi Haradinaj.

Login to post comments