Publikimi i fotos së Santiago Malkos, 50 policë në hetim

Tuesday, 03 September 2019 21:10

Drejtoria e standarteve profesionale ka nisur hetimet për 50 efektiva policie që dyshohet se kanë publikuar foton e Santiago Malkos nga sistemi TIMS. Policët dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të publikimit të sekretit hetimor në kundërshtim me ligjin për përdorimin e sistemit të brendshëm të informacionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka urdhëruar fillimin e hetimeve për efektivat që publikuan fotografinë e ish-policit, Santiago Malko, një ditë pas vrasjes së tij më 27 gusht në Tiranë.

Burime për televizionin Ora thanë se 50 efektiva policie po verifikohen në këtë proces për akuzën e nxjerrjes së të dhënave që përbëjnë sekret hetimor.

Çështja është marrë në dorë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila në fund të këtij procesi do ti drejtohet Prokurorisë me kallëzim penal për punonjësit përgjegjës.

Hetimi ka nisur pas konstatimit se fotografia e viktimës që u publikua në media është e njëjta me atë që ndodhet në sistemin TIMS.

Sipas ligjit, asnjë punonjës i rendit nuk mund të nxjerrë apo të transferojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e çështjes.

Ky sistem regjistron veprimet që kanë kryer të gjithë efektivat e policisë në momentin kur kërkojnë dhe përpunojnë të dhënat.

Nga ana tjetër burimet bëjnë me dije se përveç fotos, nëpunësit që kanë akses në sistemin TIMS kanë nxjerrë të dhëna sensitive në lidhje me viktimën e atentatit që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit.

Për këtë arsye në verifikim janë të gjithë efektivat që kanë kërkuar të dhëna në sistem me emrin dhe foton e 26-vjeçarit të vrarë.

Ish-polici, Santiago Malko, u qëllua me breshëri plumbash në rrugën "Xhanfize Keko" teksa po dilte nga një lavazh me makinën e tij BMVV X5.

Hetimet për këtë çështje janë përqendruar në pistën e hakmarrjes ose të konflikteve për shkak të aktivitetit të viktimës në menaxhimin e lokaleve të lotove sportive.

Modifikuar më Tuesday, 03 September 2019 21:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...