Horoskopi 4 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

E mërkurë, 04 September 2019 01:05

DASHI

Të qëndroni vetëm është dicka e mirë, por jo deri në pikën sa izoloni veten. Nëse qëndroni vetëm për të mos u përballur me dikë apo dicka, jeni gabim. Gjërat bëhen më keq në këtë mënyrë. Ju duhet të mësoni të përballoni atë që ju mërzit.

DEMI

Mund të keni ndjenjën e xhelozisë, e cila shkaktohet vetëm për shkak të pasigurisë. Nëse ndiheni të pasigurtë në punë, në historinë e dashurisë apo në familje, është momenti të gjeni arsyen e vërtetë. Gjeni zgjidhje në vend që të bëheni xhelozë për të tjerët.

BINJAKËT

Ju mund të ndjeni vetëbesim të ulët sot për shkak të pamjes së jashtme. Në vend që të shani veten, gjeni mënyra për të pranuar pamjen tuaj, qoftë kjo e bazuar tek mosha, pesha apo dicka tjetër. Nëse nuk pranoni veten, do të gjeni gjithmonë një gabim, edhe nëse bëni ndryshime.

GAFORRJA

Xhelozia mund t'ju pushtojë "kokën" sot. Celësi për të dalë nga kjo situatë është të kuptoni përse ndiheni të pasigurtë. Nëse ndiheni xhelozë për partnerin/partneren, pyesni veten përse. Lidhet me besimin apo dicka tjetër? Kuptoni arsyet e xhelozisë sepse ka raste që është simptomë e një problemi më të thellë.

LUANI

Arti dhe veprat artizanale mund t'ju tërheqin vëmendjen. Edhe nëse merreni me sport, dicka artistike do ju bjerë në sy menjëherë. Lejoni veten që të eksploroni në këtë fushë pasi do kuptoni se keni aftësi të mëdha.

VIRGJERESHA

Sot mund t'ju duket sfidë që të qëndroni me të tjerët. Aspektet planetare ju kanë bërë që të izoloni veten. Mund të jeni të paduruar dhe zemëroheni shpejt. Nëse kështë kështu, qëndroni vetëm. Nëse nuk mundeni, mundohuni të kontrolloni tendencën e brendshme për të argumentuar. Bëni durim dhe kafshoni gjuhën para se të flisni. Shmangni konfliktet sa më shumë.

PESHORJA

Mos u surprizoni nëse ndjeni mall për ditë. Influencat planetare ju bëjnë të jeni më sensitivë. Lëreni vete të qani nëse keni nevojë. Përpiquni të qetësoheni sepse gjërat do jenë më ndryshe nesër.

AKREPI

 Mendimet e thella mund të jenë ato që doni sot. Do të qëndroni në zona ku mund të mendoni për paratë, pushtetin, suksesin dhe romancën. Por nëse fiksoheni me këtë, duhet të flisni me dikë, ndoshta me një ekspert apo psikolog.

SHIGJETARI

Mundohuni të mos jeni impulsivë. Mund të bëheni shpejt konfuzë, por thellohuni më shumë kur nuk bëni dot një zgjedhje. Mendoni cdo gjë, përfshirë projektet e kontratat. Sa i përket lidhjeve të dashurisë, mos merrni vendime të shpejta.

BRICJAPI

A është momenti kur duhet të merrni një vendim drastik që të zgjidhni një problem? Nëse keni bërë disa përpjekje për të zgjidhur një situatë e nuk ia keni dalë, konsiderojeni vendimin që keni në mendje. Kini kujdes. Mendojini gjërat me kujdes dhe ndani idetë me një mik të besueshëm.

UJORI

Prekni kreativitetin tuaj për të zhbllokuar emocionet tuaja sot. Kjo mund të jetë më e fuqishme sesa ju mendoni. Kreativiteti është pjesë e rëndësishme e juaja, po aq sa komunikimi. Emocionet tuaja lidhen me këto, prandaj nëse ndiheni të bllokuar, celësi është ti mposhtni dhe të tregoni më të mirën tuaj.

PESHQIT

Mund t'ju duhet të bini dakord me dicka që nuk pëlqeni. Këtë duhet ta bëni pasi ju vjen nga dikush sipër jush ose një figurë autoritare, ndoshta prind ose mësues. Nuk ka rëndësi cfarë bëni, por të tjerët nuk do të aprovojnë veprimet tuaja.

Login to post comments