Shtohen "skifterët’, vjedhin banesa, makina gjatë natës, marrin paratë...

E mërkurë, 04 September 2019 09:08

Eshtë vjedhur gjatë natës një banesë në fshatin Surupull Përmet.

Nga banesa e shtetasit Ervin Jace kanë marrë një shumë parash me vlerën 100.000 lekë.

Materialet janë referuar në prokurorin e rrethit gjyqësorë Përmet, se gjatë natës në fshatin Surupull është vjedhur banesa e shterasit Ervin Jace, të cilit i kanë marr një shumë parash me vlerën 100.000 lekë.

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve.

***

Vidhnin makina në Maqedoni dhe i kontrabandonin në Shqipëri, zbulohet banda shqiptaro-maqedonase

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Librazhdi ka arrestuar 53-vjeçarin Xh.B nga Prrenjasi dhe ka shpallur në kërkim A.R nga Struga e Maqedonisë së Veriut, në kuadrin e operacionit “Rrajca 2019”

Të dy këta persona në bashkëpunim me të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa makinavee nëpërmjet kufirit të gjelbër, jashtë pikave të kalimit kufitar, nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit është sekuestruar një makinë Volksëagen Passat me targa maqedonase në pronësi të një maqedonasi, makinë që ishtë vjedhur atje dhe po futej kontrabandë në Shqipëri.

Policia njoftoi se po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa makinave të të trafikuara nga ky grup personash, për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi.

Dosja e tyre i ka kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.

Login to post comments