Gjykata e Fierit ka dhënë masën "arrest me burg" për Aleksandër Zhapajn dhe autorin e plagosjes së tij me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës (31 gusht), Daniel Braçen.
Ndërsa është dhënë masa "arrest shtëpie" për vëllain e 21-vjeçarit, Gazmend Braçen.
Daniel Braçe dyshohet se i mori pistoletën nga brezi një polici brenda ambienteve të spitalit të Fierit dhe plagosi 51-vjeçarin
Masa e sigurisë për Zhapaj, banues në Ferras, u dha në mungesë pasi dërgoi një shkresë ku deklaron se nuk është në gjendje shendetësore për tu paraqitur në gjykatë.
Ndërkohë pritet të jepet masën e sigurisë edhe për 2 të arrestuarit e tjerë për konfliktin në Levan, i cili më pas degradoi edhe në plagosje me armë brenda ambienteve të spitalit të Fierit.
Gjyqtar i çështjes është Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.
Para gjykatës dolën vëllezërit nga Levani, Daniel dhe Gazment Braçe, 21 dhe 32 vjeç. Në video shikoni momentin e mbërritjes së tyre në gjykatë, të shoqëruar nga efektivë të policisë.
Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës punonjësin e rendit publik.
Para Gjykatës do të dalin edhe Aldi Zhapaj 22 vjeç banues në Ferras dhe Emiglent Kararaj 32 vjeç banues në Vlorë, të cilët akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 gushtit. Ekspertët që po hetojnë ngjarjen e rëndë të Fierit ku një sherr mes dy familjeve në Levan përfundoi me të shtëna me armë zjarri në Urgjencën e Spitalit, tregohen të rezervuar për ngjarjen.
Ata janë duke shqyrtuar dinamikën e të gjithë konfliktit dhe veprimet e policit që Daniel Braçe i mori nga brezi për të plagosur Aleksandër Zhapajn në spital.
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person.