Shqipëria mban rekordin këtë vit për kërkesat për azil politik në Francë.
Shqetësimin e ka përcjellë ish-ministrja franceze, Valerie Precresse, e cila deklaroi për BFM Tv se shqiptarët zunë vendin e parë për kërkesat për azil poltik në Francë në vitin 2018.
Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeminstri Berisha, që publikon videon
‘Ish ministrja e Francës, Valérie Precresse deklaron se në kërkesat për azil politik në Francë në vitin 2018 shqiptarët zënë vendin e parë ndërkohë që Shqipëria është një vend europian që kërkon të hyje në BE.
ps: Kërkesat për azil politik në Francë këtë vit janë rritur me 19%.’