Gjermani, burg shqiptarëve për martesa fiktive për "letra" gjermane

Premte, 06 September 2019 08:57

Dy burra dhe një grua, nga e mërkura, janë ulur në bankën e zezë dhe duhet të përgjigjen para Gjykatës së Lantdit në Frankfurt për shkelje të ligjit mbi lëvizjen e lirë dhe për falsfikim dokumentesh.

Mehmet G. 58 vjeçar dhe i biri i tij Visari (34) të dy kosovarë bashkë me një grua me emrin Nadia (42 vjeçe, rumune), kishin nisur nga fundi i vitit 2016 dhe kishin vazhduar deri në fillim të vitit 2018 të “ndihmojnë” qytetarë jashtë BE-së, në fakt, ekskluzivisht meshkuj nga Kosova, për të rregulluar qëndrimin në Gjermani, shkruan gazeta Frankfurter Rundschau.

Për këtë qëllim ata kishin përdorur secilën herë “marifetin” e njëjtë: Gra nga Rumania dhe Bullgaria, të interesuara për martesë, janë rekrutuar kryesisht nga rumunja, Nadja C, transmeton albinfo.ch. Pastaj gratë në fjalë janë martuar me burrat kosovarë, plotësisht të panjohur pë to. Këtë e kanë bërë ose në Kosovë ose në Danimarkë.

Më tutje, banda i ka pajisur gratë në fjalë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës si dhe i ka shoqëruar të posamartuarit në takimet e domosdoshme të tyre me autoritetet shtetërore.

Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre, transmeton albinfo.ch. Ndërsa burrat vazhdonin të jetonin në Gjermani, ku duhet të jenë edhe tani.

Në ditën e parë të procesit është lexuar aktakuza. Në rast se të akuzuarit pranojnë veprat me të cilat janë ngarkuar, atëherë Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht.

Mehmet G. duket të ketë qenë koka e bandës dhe si i tillë, për çdo martesë të realizuar ka fituar një shumë pesëshifrore (mbi 10.000 euro). I biri i ztij, Visari duket të ketë pasur probleme me drogë gjatë kohës së përmendur. Këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë bastisjes, te Mehmeti janë konfiskuar 100 mijë euro ndërsa te i biri, Visari, vetëm 800 euro. Procesi është duke vazhduar.

Login to post comments