Ja nga kush frymëzohet Rama, në Turqi dënohet 10 vite burg politikanja që postoi kundër qeverisë

Premte, 06 September 2019 21:30

Në Shqipëri Edi Rama ka ndërmarre të gjitha mekanizmat për të dënuar, shantazhuar dhe gjobitur zërat kundërshtar pa kursye opozitën, mediat apo qytetarët e thjeshtë. Një rast që mesa duket frymëzohet Edi Rama është ai i mikut të tij Rexhep Taip Erdoganit në Turqi.

Një drejtuese e njohur e partisë sekulariste opozitare në Turqi u dënua me 10 vjet burg për propagandë terroriste dhe fyerje ndaj shtetit turk.

47-vjeçarja Canan Kaftancioglu u shpall fajtore për disa postime të saj në rrjetet sociale që në fakt janë bërë disa vjet më parë. Ajo është kryetarja e partisë kryesore opozitare CHP në Stamboll dhe luajti një rol kyç në fitoren e kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet lokale të qershorit.

Akuzat e ngritura ndaj opozitares Canan Kaftanciogl janë ngritur që në vitin 2013, për disa postime që ajo ka bërë gjatë protestave kundër qeverisë që mbaheshin në atë kohë.

Në një deklaratë për mediat, pas dhënies së vendimit, bashkëshorti i Canan Kaftancioglu u shpreh se në Turqi nuk ka drejtësi dhe se gjyqtarët në vend që të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre dhe ligjin, shohin nga Pallati Presidencial. Sipas tij gruaja e tij u dënua për suksesin e arritur nga opozita në zgjedhjet e Stambollit.

Untitled-collage-1-9 (1).jpg

Modifikuar më Premte, 06 September 2019 19:24
Login to post comments