Policia pushton malin e Tomorrit, vë përpara turistë dhe kamionistë

Saturday, 07 September 2019 13:54

Policia e Beratit ka bllokuar sot të gjitha rrugët që të çojnë drejt Malit të Tomorrit. Prej disa orësh, kamionët e firmave të gurit por edhe dhjetra makina të qytetarëve dhe turistëve të drejtuar për në Teqenë e Kulmakut, janë bllokuar në aksin Novaj-Tomorr dhe askush nga Policia nuk jep shpjegim për situatën e krijuar.

Rreth 130 forca policie janë të shpërndara në të gjithë malin, në 8 pika strategjike, pikërisht në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës, Bogovë- Selan, Bogovë-Novaj, Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt.

Pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit -  edhe pse kanë një muaj e gjysëm që kanë fituar gjyqin me qeverinë, VKM e së cilës për shpalljen e malit të Tomorrit "Park kombëtar" u rrëzua nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë - vazhdojnë të pengohen nga Policia për të vijuar punën.

Pronarët e firmave akuzojnë Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, duke deklaruar se në mal po punon vetëm gurorja që ai ka në pronësi me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

 Ata deklarojnë se mali i Tomorrit është blinduar nga forca të shumta të policisë së Beratit, Skraparit e Poliçanit, 5 furgona të FNSH-së, forcat Shqiponja, efektivë të Qarkullimit Rrugor dhe të Krimit Ekonomik.

Firmat janë konfliktuar edhe sot verbalisht me policinë,duke u kërkuar urdhrin me shkrim se përse po bllokohen kamionët të punojnë në Novaj.

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 14:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...