Vjehrri i polices Ina Nuka, cili është një nga biznesmenët që mashtroi me skemën e TVSH-së

Saturday, 07 September 2019 18:54

Gjykata ka lënë të lirë 15 biznesmenët të cilët u arrestuan për evazion fiskal. 15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro.

Besnik Pelivani, Ilia Dimo, Haxhi Sala, Fatmir Firi, Shkëlqim Prodani, Ardian Bejko, Shpresa Joanidhi, Mhill Ndreca, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Astrit Lala, Rabi Kurti, Riza Roshi, V.K. dhe Rrapo Baduni.

I arrestuar për mashtrim, biznesmeni Rrapo Baduni është vjehrri i polices Ina Nuka, dëshmia: Kam punuar me ndershmëri

Biznesmeni Rrapo Baduni, i arrestuar si i përfshirë në skemën e evazionit fiskal prej 4 mln eurosh ka dalë sot para gjykatës bashkë me 15 të tjerë. Mësohet se Baduni ka një djalë që punon pranë repartit Shqiponja, i cili është njëkohësisht edhe burri i polices Ina Nuka që u dëmtua gjatë protestave të opozitës.

Biznesmeni, pronari i kompanisë “Bani/s” ka kërkuar lirinë para gjykatës pasi është shprehur se ka punuar gjithë jetën me ndershmëri.

“Më lironi, dua të bashkëpunoj. Unë kam punuar gjithë jetën me ndershmëri,”– mësohet të ketë thënë Baduni.

U arrestua për evazion fiskal, biznesmeni Drilon Bareti habit me dëshminë: Unë jam bojaxhi

Drilon Bareti është biznesmeni i 16-të që ra në pranga ditën e sotme si pjesë e skemës së mashtrimit prej 4 mln eurosh. Fillimisht u raportuar se Bareti ishte administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, por ai ka surprizuar me dëshminë e tij.

“Unë jam bojaxhi prej disa vitesh. Gjatë punëve që kam bërë kam takuar një person me iniciale V.S bashkë me një tjetër. Nuk i njihja më parë këta persona, më kanë kërkuar kartën e identitetit,”- mësohet të ketë thënë i arrestuari.

“Janë të sëmurë”, Prokuroria ndryshon mendje për 7 biznesmenët e arrestuar për 4 mln euro mashtrim

Prokuroria e Tiranës ka ndërruar mendje për disa nga biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal prej 4 mln eurosh. Drejtuesja e organit të akuzës së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

Imeraj kërkoi qe nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, Paqsor Buzin, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie.

Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...