Pse ambasada greke duhet të ngrejë alarmin për aferën ‘Kajmaku’ në Gjykatën e Janinës

Diel, 08 September 2019 11:39

Mediat kanë raportuar ditën e sotme për një aferë korruptive ndërkufitare që po synon të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës së Janinës, në çështjen Jorgo Toro, Alias Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një informacion të rëndësishëm, sipas të cilit ish kryeministri Rama ka dërguar në Gjykatën e Janinës misionarët e tij me miliona euro me vete për të shpëtuar me çdo kusht Agim Kajmakun- Jorgo Toton: “Edvin Mafia dhe Jorgo Kajmaku dërgojnë Ruçin me shuma të mëdha në Janinë për të mbyllur çështjen Toto!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Nga ana e qeverisë Rama dhe zyrës së kryetarit të Kuvendit nuk ka pasur një përgënjështrim zyrtar, çka shton dyshimet për ngjarjen e denoncuar.

 

Ndërkohë është e qartë që ambasada greke në Tiranë dhe shërbimet e saj në këtë vend mund ta kenë parë lajmin që cënon kredibilitetin e zyrtarëve grekë në Gjykatën e Janinës. Sigurisht ata do të verifikojnë informacionin. Por përshtjellimi është i madh sepse ditën e martë mund të kemi një vendim gjykate për Jorgo Toron, të akuzuar për fallsfikim kartmonedhash.

Denoncimi

“Këto janë akuzat e fundit të qytetarit dixhital! Lexoni mesazhin e tij.”, vijon më tej ish kryeministri.

“Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë. Burime konfidenciale nga Janina më treguan se po zhvillohet një lojë e pistë për të shpëtuar Ramën për rastin Kajmaku.

Një burim pranë gjykatës së Janinës bën të ditur, duke ruajtur anonimatin, se janë paguar shuma, shumë të mëdha parash, në nivelet më të larta të Gjykatës së Janinës për të nxjerrë “të pafajshëm”, Kajmakun.

Është investuar vetë Rama dhe ka dërguar Gramoz Ruçin në emrin e tij për të mbyllur këtë pazar. Data e gjyqit mendohet të jetë dita e martë, datë 10 shtator”./factor.al/

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...