Një aksident masiv është regjistruar në rrugën Trans-Ballkanike, në Vlorë.
Në aksident janë përfshirë tre makina një “Audi”, një “Pezho” dhe një tip tjetër makine “Ford Focus”.
Raportohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta në trup.
Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën e parë.