Kemi kaluar gati javën e parë të shtatorit, por sërisht zjarret nuk ndalen në vendin tonë.
Gjatë ditës së sotme janë shënuar dy vatra të mëdha zjarri, një në Tiranë e tjetra në Fier.
Në kryeqytet, janë përfshirë nga flakët e zjarrit kodrat e Mulletit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
Ndërkaq, dëshmitarët raportojnë për zjarr edhe në pyjet e Fieri. Një vatër zjarri u shënua në pyllin e Pishporos.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset nga Fieri si dhe nga Patosi për të bëre të mundur vënien në kontrroll të flakëve.
Shkaku i zjarreve është ende i paqartë.