FOTO-EMRA/ Goditet banda e armatosur e ‘skifterave’ shqiptarë, mes tyre edhe grekë

Diel, 08 September 2019 19:10

Sipas mediave helene, autoritetet greke kanë goditur një bandë prej 8 anëtarësh që vepronin në fushën e grabitjeve, ku 6 prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa 2 shtetas grekë.

Banda kryente grabitje të armatosura në biznese, shtëpi dhe parkingje private në zona të ndryshme të Atikës.

Policia ka publikuar të gjithë shqiptarët e të ndaluar bashkëngjitur dhe disa të dhëna personale

 

Gjatë grabitjeve, banda vepronte me 2-5 veta dhe i afroheshin objektit që donin të grabisnin.

Ndërkohë, ata kryenin grabitje me maska, armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj.

Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë.

Policia sekuestroi një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.

Policia konfirmon se grupi i grabitësve ka kryer këtë veprimtari: 6 pika karburanti të grabitura, 2 grabitje në parkime private, 1 grabitje shtëpie dhe  1 motorçikletë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës, ndërsa hetimi për përfshirjen e tyre në vepra të ngjashme do të vazhdojë. 

Fotot dhe emrat e tyre: 

ImageMirel Kasaj 

Image

Dionis Rustemi 

Image

Marinel Murataj 

Image

Dhimitër Ramadani 

Image

Erius Tafaj 

Image

Roland Roshi 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...