Problemi me infrastrukturën lë pa mësim disa fëmijë tetraplegjik

Hënë, 16 September 2019 18:22

Viti i ri shkollor ka nisur me emocione edhe për fëmijet të cilët mësojnë në shkollat speciale në vend. Shkolla “Zëra Jete” në Elbasan vuan mungesën e infrastrukturës e për pasojë disa fëmijë tetraplegjik nuk janë pranuar të regjistrohen në të.

Katër shkolla speciale në të gjithë vendin  të cilat ofrojnë mësimdhënie për fëmijët më aftësi ndryshe, handikap, por edhe nga ata me probleme ekonomike kanë hapur dyert këtë të hënë të 16 shtatorit.

"Jam shumë i lumtur, kam mësuar gjëra të reja këtu te shkolla."

Të përfshirë në emocionet e nisjes së viti të ri akademik, janë edhe prindërit.

Mungesa e infrastrukturës në shkollën “Zëra Jete” në Elbasan i ka përjashtuar disa fëmijë tetraplegjik nga e drejta e arsimimit.

"Infrastruktura e shkollës nuk na lejon që këta fëmijë të ngjiten në katin e dytë, por ligji na lejon që ta zhvillojmë mësimin edhe në kushtet e shtëpisë."

Ndërsa në shkollën speciale të Vlorës kanë nisur shkollën 83 fëmijë, nga këta 9 ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Edhe këtë vit sfida e stafit akademik vijon të mbetet integrimi i këtyre fëmijëve në jetën shoqërore.

"Çdo vit ka sfida të reja, pikësëpari donim integrimin e fëmijëve në klasën e parë."

Pavarësisht masave të marra deri tani, asimimi për këta fëmijë vijon të mbetet një sfidë për institucionet drejtuese në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...