Aksident me pasojë vdekjen në malësinë e Krujës

Tuesday, 17 September 2019 14:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Malësinë e Krujës..

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e ketij aksidenti 

Sipas informacioneve mësohet se një makina fuoristradë doli nga rruga në fshatin Mafsheq.

Sipas policisë, viktima është Qazim Basha, ndërsa të plagosur Besim Karaj dhe Ermir Zylfa, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

"Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B.,  52 vjeç,  dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin  e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Nje fuoristrade ka dale nga rruga dhe ka perfundiar ne gremine...

Per pasoje ka humbur jeten Qazim Basha dhe jan ne gjendje te rende Besim Karaj dhe Ermir Zylfa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...