"Luftë" për malin e Tomorrit, Policia rrethon biznesmenët e gurit

Tuesday, 17 September 2019 15:02

Policia e Beratit e mbështetur nga forcat speciale, ka zhvilluar një betejë tjetër sot për të marrë me forcë malin e Tomorrit. Qindra policë kanë bllokuar kamionët dhe rrethuar “biznesmenët e gurit” duke iu kërkuar të dorëzohen.

Irritimi ka qenë i madh midis dy palëve, por është shtuar edhe më pasi aty janë përfshirë edhe qytetarë - viktima, që kanë ngecur me mjetet e tyre për orë të tëra, në aksin Novaj - Tomorr

Pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit e kanë fituar gjyqin dhe vazhdojnë me këmbëngulje të mbajnë hapur bizneset e tyre, por qeveria u ka kundërvënë Policinë, pasi e konsideron malin e Tomorrit, park kombëtar.

Nga ana tjetër, biznesmenët janë të bindur se nuk bëhet fjalë për të mbrojtur një park kombëtar, por interesa të fshehta biznesi të kryebashkiakut të Poliçanit, të Adriatik Zotkajt.

130 forca policie janë shpërndara sot në të gjithë malin, njesoj si një javë më parë, në 8 pika strategjike: Në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës,Bogovë- Selan,Bogovë-Novaj,Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...