Media britanike: Kërcënimi mafioz i Erion Veliaj për Agon Channel

Tuesday, 17 September 2019 16:46

Një nga gazetat e njohura britanike, The Independent, ka publikuar një shkrim të gjatë për mbylljen e Agon Channel në Shqipëri, që do i kushtojë vendit një gjobë të majme prej 140 milionë eurosh.

 ‘Si e mbylli qeveria e Shqipërisë një stacion televiziv të tërë sepse guxoi ta kritikonte,’ shkruan gazeta.

 

Në shkrim thuhet se Shqipëria duhet të paguajë një gjobë prej 140 milionë eurosh për këtë veprim të qeverisë ndaj Agon Channel.

 

Gjithçka nisi një ditë, kur gazetarja Sonila Meço po prezantonte emisionin e mëngjesit. Ambientet e televizionit u mbushën me agjentë të qeverisë dhe u shkëput energjia elektrike.

‘Kjo është një ditë e zezë për gazetarinë në Shqipëri,’ tha Meço në transmetim.

Në shkrim thuhet se televizioni kishte nisur të raportonte për manipulimet zgjedhore në Shqipëri në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ku në një rast shihej një njeri që votonte 20 herë me karta të ndryshme identiteti.

Vetë pronari, Francesco Becchetti thotë se ishte një investim prej 150 milionë eurosh, një eksperiment premtues mediatik jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën.

‘Përplasjet mes qeverisë së Edi Ramës dhe stacionit filluan shumë shpejt. Në një incident, Erion Veliaj, njeriu më i afërt i Ramës, që është tashmë kryebashkiak i Tiranës, ishte mërzitur nga mbulimi që i kishte bërë Agon dasmës së tij luksoze në shtator të vitit 2014’, shkruan gazeta.

Veliaj i dërgoi madje një letër stacionit televiziv.

‘Nuk e kuptoj pse po ma bëni këtë? Ju po më detyroni të jem armiku juaj. E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye’, shkruante ai.

Ky veprim i qeverisë shqiptare do i kushtojë Shqipërisë shtrenjtë pasi një gjykatë arbitrazhi ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë 99.5 milionë euro dëme për pronarët e Agonit, 8.8 milionë euro në fatura ligjore për shpronësimin e stacionit dhe 30 milionë euro për partnerët shqiptarë të stacionit.

Gazeta thekson se kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë nën akuzë edhe kohët e fundit për sulmet ndaj mediave në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...