Dy lëkundje të tjera tërmeti, me magnituda 2.7 dhe 2.5 të Shkallës Rihter, janë regjistruar para pak minutash.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 11:08, me epiqendër në Adriatik, thellësi 40 km, dhe largësi nga Tirana dhe Durrësi, përkatësisht 44 km dhe 14 km.
Gjashtë minuta më pas, është regjistruar tërmeti i dytë, me magnitudë 2.5, me epiqendër 19 km nga Tirana dhe 7 nga Shijaku.