Mashtrimi i qeverisë me ngritjen e qendrave të emergjencës

Diel, 22 September 2019 15:57

Shtabi i Emergjencave njoftoi mbrëmjen e djeshme ngritjen e 6 pikave të emergjencës në kryeqytet për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Në një dalje për mediat, Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali theksoi se  ‘i gjithë shteti ishte në këmbë’ , emergjencat, policia por edhe mjekë vullnetarë do të ishin në shërbim të qytetareve në 6 pikat e ngritura në: Rrugën ‘3 Deshmorët’, Yzberisht; Liqeni i Thatë; ‘Bulevardi ri’ Kashar;  Stadiumi ‘Dinamo’; Kisha në Rr. ‘Don Bosko’; Shkolla ‘Betim Muço’, Kombinat.

Por siç duket ky ka qenë mashtrimi i radhës i qeverisë. Në zonë e ‘Liqenit të Thatë’ ka pasur vetëm një çadër e cila është hequr më pas.

Ne bëmë disa telefonata. Në telefonatën e parë kontaktuam policinë e cila na adresoji se forcat e emergjencës civile ishin vendosur tek ‘Liqeni i thatë’, vajtëm s’kishte gjë. Në telefonatën e dytë, na thanë se Emergjencat Civile janë afër Farit, vajtëm dhe përsëri s’kishte gjë. Ndërkohë që në telefonata e 3-të na thanë që janë tek diga e liqenit tek Kodrat.

Në shkuam dhe bëmë dhe disa verifikime në terren. Nga pamjet filmike duket  qartë që ky është një skandal. Janë ngritur vetë disa piketa, për të thënë që ne e bëmë punën tonë por nuk u paraqit askush, por në fakt në këtë zonë gjatë natës nuk ka patuar as forca emergjence dhe as çadra të ngritura për qytetarët./CNA.al

Login to post comments