I ftuar në Syri TV, kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas tij, kryeministri Rama dhe Tahiri janë përgjegjës për kanabizimin e vendit.
“Tahiri dhe Rama janë përgjegjës për kanalizimin e vendit. Jo se nuk e parandaluan, por sepse e organizuan”, u shpreh i prerë kreu i Partisë Zgjidhja.
Më tej Kokëdhima u shpreh se, Rama ka zgjedhur për ministra persona që nuk kanë integritetin e duhur për të kryer detyra të larta shtetërore.
Rama i përdor këta njerëz, të cilët janë aq fajtorë, aq edhe viktima. Nuk kanë formim dhe personalitet për të qenë ministra. Ata vendosen aty sepse do Rama ti përdorë. Po të shohësh, mbi 80% e tyre nuk duhet të ishin ministra. Kjo është një nga më të këqijat që i kanë ndodhur Shqipërisë”, u shpreh Kokëdhima.