Boja e kuqe dhe sharlatanët e maviosur hajdutë!

Diel, 22 September 2019 16:59

Nga Bujar Vreto

Librazhdasit po perjetojne veshtiresite me te medha ne historine e tyre pluraliste ose me sakte krahasohet me vitet 1944-1990 dhe kesaj situate te rende ekonomike qe ka plakosur varferine ne cdo vater, ne keto 7 vite te qeverisjes se rilindjes i jane shtuar dhe sharlatanet e maviosur hajdute, te cilet propagandojne se po bejne pune dhe ne fakt vetem por grabisin taksat ne format me te cuditeshme qe askush sdo guxonte per vec sektit mavi.

Nen petkun e rilindjes urbane qe ne fakt eshte nje deshtim dhe mashtrim i plote, po mbjellin kumbulla te kuqe (jo prodhuese) pasi kane frike se konsumojne ndonje kokerr qytetaret, po modelojne korsi bicikletash (duke bojatisur me boje te kuqe rruge e parqe), po lyejn fasadat e pallateve me konglomerat ngjyrash ku dominon mavia, kane bere shkallet e fushes sportive me uleset si ne kongo, kane betonizuar qendren dhe lagjet e brendeshme duke mundesuar temperature te larta ne vere (si ne sac) dhe te uleta ne dimer (si ne frigorifer), kane shtuar varferine duke rritur numrin e familjve ne ndihme ekonomike nga 1800 ne vitin 2015 ne 3300 ne vitin 2019, jane shtuar njerzit me problem shendetesore qe trajtohen me ‘kemp’ nga 300 ne vitin 2015 ne 900 ne vitin 2019 (kjo tregon se shoqeria po kalon depresion), kane rritur taksat egzistuese dhe kane shtuar taksa te reja, kane mundesuar braktisjen e vendit sepse askush nuk ka me besim se ky vend do behet dhe nga 45 000 banore qe ka ne gjendjen civile Librazhdi, faktike jane 30 000 (pra per 6 vjet jane larguar per mos u kthyer me 15 000 persona) dhe po vazhdoj kjo situate Librazhdi shkon drejt braktisjes perfundimtare dhe kthehet ne vendin e duhur per drogmenet, hajdutet, komitet, zuzaret dhe proletaret me prona te grabitura.

Propaganda e felliqur e felliqesirave, konsiston se Taulanti (‘’mulla omari’’ qe po i ndertojne dhe nje bust tek rrapat e koles) ka sjelle shume investime pra miliona euro (20 milion) por ne fakt keto euro kane ardhur jane bere procedurat dhe jane pervetesuar nga ata dhe nuk kane shkuar ne destinacionin qe jane prokuruar, pasi ne cdo cep te qytetit kundermon era e ujrave te zeza te cilat rrjedhin ne siperfaqe, territore te tera jane pa sistemuar dhe fasadistet mavi vazhdojne mashtrimet me lakuriqesine e tyre. Propagandojne me koncerte (miliona leke nga taksat), festa fshatrash apo mjalti dhe keto behen vetem per trushplarje dhe asgje produktive.

Ju bashkeqytetare e dini situaten se jetoni cdo dite ketu dhe nuk keni nevoje per kumbulla shterpa apo boje te kuqe por doni te permiresohet cilesia e jetes, duke bere investime konkrete,

1- per disiplinimin e perroit te shejes nga grykederdhja e ne vazhdim 2.5 km dhe te jete i aksesueshem nga banoret dhe mos jetohet me ne kete lagje me eren e ujerave te zeza e mbeturinave,

2- Unaza lehtesuese per trafikun dhe kembesoret nga depo ujesjellesit-fusha e manes,

3- Lumi Shkumbin te disiplinohet ne te dyja anet e tij nga ura e Spatharit deri ne vendin e bashkimit me rrapunin (kjo do mundesoje qe vizitoret ta kthejne ne nje vend peligrinazhi ku ekonomia do lulezoje dhe Librazhdi nga braktisja do shpetoje),

4- rikonstruksion i rruges nga ura e shejes tek fusha e gurre (kjo do mundesoje shtrirjen e ndertimeve funksionale per banim dhe biznes).

5- rikonstruksion teresor i rrjetit te amortizuar per ujrat e bardha dhe te zeza dhe nje projekt panoramik per gjelberimin, ndricimin, trotuare, vende pushimi, parking (dhe jo si tek rrapat e koles qe gjasme po bejme ambjente clodhese apo sportive dhe ne cdo cep rrjedhin ujerat e zeza).

Qyteti jone eshte i vogel dhe po te ishin investuar 20 milion euro do ishin hapur 2000 vende pune pra askush sdo kishte deshire te largohej dhe te punonte ne punet me te veshtira pertej kufirit, prandaj, nuk eshte problem te vertetohen keto qe shkruaj une dhe bashkepunetoret e mi se neper fshatra apo rrethina nuk ka shkuar asnje qindarka dhe keto zona jane ne meshire te fatit, uji vadites po futet neper tuba ne sherbim te oligarkise pra keta te pashprese nuk kane rruge tjeter vetem se te largohen duke qare dhe mos kthejne koken me pas nga pronat e tyre shekullore.

Askush nuk na ndal per te verteten !

Autori eshte Kryetar i PD, Librazhd

 

Login to post comments