FOTO TË FRIKSHME/Në Durrës tërmeti ndan më dysh pallatin, banorët në qiell të hapur

Diel, 22 September 2019 17:37

Vijojnë raportimet e dëmeve nga tërmeti i fortë që lëkundi dje Shqipërinë. Mes qyteteve më të dëmtuara duket se është Durrësi, qyteti më pranë epiqendrës së lëkundjeve sizmike.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, një pallat në qytetin bregdetar ka pësuar dëmtime të shumta, duke krijuar një vijë ndarëse në mes.

Për këtë arsye, qytetarët kanë lënë banesat e tyre dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë pasi prej mbrëmjes së djeshme janë në qiell të hapur.

Login to post comments