'Edhe po të hapësh frigoriferin, shikon Edi Ramën’/ Kapexhiu godet sërish me karikaturën e rradhës

Diel, 22 September 2019 21:47

Shprehja se ‘edhe po të hapësh frigoriferin, shikon Edi Ramën’, mori kuptimin më të plotë gjatë këtyre dy ditëve të vështira për shqiptarët. Kryeministri anuloi një vizitë në Nju Jork dhe u kthye në Tiranë për të zhvilluar një mbledhje urgjente qeverie.

Por asnjë ekspert dhe askush nga institutet e specializuara nuk u shfaq në mbledhjen e thirrur nga Rama. Me gjuhën e ekspertit foli vetë Rama.

 

“Gjëja kryesore është që njerëzit të dëgjojnë që plasaritjet nuk janë probleme strukturore. Edhe kryeministria është plasaritur, por nuk ka probleme strukturore. Gjëja e parë që ndodh nga një hemorragji është shfaqja e shenjave në lëkurë. Kështu është edhe situata me suvanë. Plasaritjet nuk duhet t’i shqetësojnë. Për çarjet e pallateve, duhet parë nëse është fuga sizmike ajo që ka funksionuar duke amortizuar. Nëse ka çarje të strukturës, jemi në kushtet që duhet të parandalojmë rrezikun. Sot nuk jemi në kushtet e rrezikut eminent”, tha Rama.

 

Qeveritarët ishin të pranishëm në çdo media, nga ajo tradicionale deri tek ajo sociale.

Sipas një përllogaritje të bërë nga Lapsi.al, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj qëndruan më shumë se 270 minuta live në TV brenda një dite.

Pikërisht për këtë qëllim, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka përgatitur një karikaturë për Mapon, të titulluar: I kudondodhuri.

Marrë nga Mapo.al

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments