Rrëshqitje dheu dhe gurësh në akset rrugore, ARRSH: Kjo është situata, të bëhet kujdes

Tuesday, 24 September 2019 09:33

Nata e mbrëmshme është shoqëruar përsëri me reshje të dendura shiu  në të gjithë territorin. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Situata paraqitet si më poshtë:

Rajoni Verior
Ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim. Të gjithë specialistët dhe kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë.

Rajoni Qendror
Ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës. Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.

 

Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq - Ishem.

Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.

Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës. Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.

Rajoni Jugor
Ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës. Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.

Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.

Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.

ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

auto_70607322_824541191273825_2973423365307498496_n1569309923.jpg

Modifikuar më Tuesday, 24 September 2019 09:35
Login to post comments