Shqetësimi për anëtarët e SPAK se mund të jenë të dënuar, kreu i KLP jep llogari në Kuvend: Vonesat për shkak të vetingut. Verifikimi behet nga…

Tuesday, 24 September 2019 15:07

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka dhënë përgjigje pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, strukturë e ngritur pranë Kuvendit të Shqipërisë, për vonesat në ngritjen e SPAK.

e297345d-aa74-41af-b1bb-0894bfbad114

Ibrahimi ka thënë se kjo strukturë nuk është ngritur ende për shkak se lista me 15 kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ende nuk ka kaluar procesin e vetingut.

Sipas kreut të KLP-së, kandidatët e propozuar duhet ta kalojnë vetingun me vendim të formës së prerë.

“KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtar të SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesi i vetingut me vendim të formës së prerë. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtar. Në marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktike”, ka thënë Ibrahimi.

9938b197-42f0-4496-b22b-1a01f9df8ad4

Ndërkohë që ai është përgjigjur shqetësimin të anëtarët të Komisionit të Pavarur të Koordinimit për mundësinë që verifikimit të kandidatëve, që në këtë strukturë të posaçme të mos kalojnë individë të dënuar.

“Unë kujtoj që çdo prokuror që shkon në SPAK kalon përmes ngritjes në detyre dhe si prokurorë në detyrë ai duhet te kalojë vetingun dhe kështu që unë besoj se këtë e shmangim. Këto verifikime bëhen nga vetingu. Çështja që ju shtroni mund të jetë për te ardhmen, pasi nuk do ta kemi vetingun gjithmonë”, ka thënë Ibrahimi./ A. Hoxha

Diskutimet në Komisionin e Pavarur të Koordinimit

Gent Ibrahimi: KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtar të SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesi i vetingut me vendim të formës së prerë. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtar. Në marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktike.

Saimir Visha: Në lidhje me këta 15 kandidatë a keni verifikuar jetën e këtyre para se te ishin në sistemin e drejtësisë?

Gent Ibrahimi: Jo! Ne bëjmë verifikime vetëm brenda institucioneve shqiptare.

Artan Spahiu: Shqetësimi ynë është që në mos qëllon në të ardhmen një anëtar i SPAK te rezultojë i dënuar.

Gent Ibrahimi: Unë kujtoj që çdo prokuror që shkon në SPAK kalon përmes ngritjes në detyre dhe si prokurorë në detyrë ai duhet te kalojë vetingun dhe kështu që unë besoj se këtë e shmangim. Këto verifikime bëhen nga vetingu. Çështja që ju shtroni mund të jetë për te ardhmen, pasi nuk do ta kemi vetingun gjithmonë.

1e8ae855-9460-4ee4-bd5a-4ee02b9881ccd1c1dad0-15ad-4ecc-9196-72e16a284bb4

Modifikuar më Tuesday, 24 September 2019 15:10
Login to post comments